Ngjarje

Gjendet pas disa orësh trupi i recepsionistit. Dinamika e vrasjes në Dhërmi me dy plumba. Sendet dhe rrobat ia dogjën në furrën e picave (Foto)

Gazeta Si – Pas disa orësh kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit nga Tirana, i cili u vra me dy plumba nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist në Dhërmi.

Burime nga policia, konfirmojnë se trupi i pajetë i të riut është gjetur në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut, pranë një guroreje shumë të thellë.

Mësohet se në terren kanë qenë 9 grupe dhe duke parë lëvizjet e autorit, kërkimet janë përqendruar në zonën e Vunoit.

Sipas burimeve, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë viktimën, ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas e ka ekzekutuar me dy plumba, me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti, banues në Korçë, tashmë të arrestuar nga policia.

Hoteli “Greccia” dhe Geraldo Shehu

Dinamika

Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ia kanë djegur tek furra e picerisë.

Më pas, i ndihmuar nga personat në fjalë, e kanë mbështjellë me qese plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, por autori është nisur për Greqi në orën 5, duke pasur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej, të merrte pasaportat dhe lekë e të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku, ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Mësohet se ai ka ndjekur itinerarin nga Himarë-Kuç-Tepelenë-Delvinë-Sarandë, deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin me një taksi.

Pamje nga vendi ku dyshohet se ka nodhur krimi

Pistat e hetimit

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. 43-vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze.

Autori ka hedhur trupin e viktimës përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në territorin grek.

Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprimet e policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin grek, të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Policia dhe Interpoli shqiptar kanë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Geraldo Shehu me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31-vjeçarit.

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës.

Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

Recepsionistja e hotelit “Greccia”, Paola Spahiu

Recepsionistja e hotelit

Policia, për të ndërtuar një panoramë më të qartë mbi atë që ka ndodhur, ka pyetur edhe punonjës të tjerë të hotelit.

Paola Spahiu recepsioniste në hotelin ku dyshohet se është vrarë Eraldo Nevruzi, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo tha se kontakti i fundit me Eraldon, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punë, i kishte pasur një natë më parë, kur ai kishte shkuar rreth orës 22:30 për ta zëvendësuar për turnin.

Ajo pohoi se i riu ishte paraqitur si i panjohur në hotel, ku kishte kërkuar punë si barist, por duke qenë se bari nuk ishte hapur ende, pronarët i kishin ofruar opsionin e recepsionistit.

Mes të tjerash e reja tha se nuk kishte dëgjuar asgjë natën kur mendohet të ketë ndodhur krimi, ndërsa në dhomë ajo flinte me nënën e saj.

Ajo e përshkroi si “tip të lëvizur” viktimën për aq ditë sa kishte pasur mundësi ta njihte.

“Nuk ka shumë kohë që ka nisur punë Eraldo, rreth 5 ditë kishte që kishte filluar. Ishte një tip pak i lëvizur, jo ndonjë djalë i rregullt. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë me të, pasi më shumë bisedoja me pronarin se ai kishte pjesën e restorantit. Në orën 22:30 më ndërroi Eraldo, por ai erdhi më herët. Unë fle këtu me nënën. Nuk kemi dëgjuar asnjë të shtënë, s’kam ndjerë asgjë”, – tregon recepsionistja tjetër e hotelit në Dhërmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë