Drejtësia

Përfitoi prej 8 vitesh tenderë për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false, Prokuroria kërkon arrestimin e Ervis Mirit

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për Ervis Mirin, i cili dyshohet se ka përfituar tenderë me dokumente false për të trajtuar mbetjet spitalore prej 8 vitesh.

Sipas prokurorisë, Miri ka përfituar nga viti 2006, 200 tendera me pretendimin se dispononte pajisje për trajtimin e mbetjeve spitalore, por në të vërtetë nuk i kishte.

“Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, vijon Prokuroria, del e Miri, në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh., kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit janar të vitit 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë