Pavarësisht qëndrimit të opozitës e cila nuk mori pjesë në votimin për ngritjen e tyre, Kuvendi do të kalojë sot projektvendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike dhe atë për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin
Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar emrat e anëtarëve të dy Komisioneve, që pritet të votohen vetëm me votat e mazhorancës.
Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.
Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.