Arsim

10 universitetet më të mira në botë, ai i Masaçusets mban vendin e parë

Për të 13-in vit radhazi, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetit (MIT - o. Massachusetts Institute of Technology) renditet si institucioni i arsimit të lartë më i mirë në botë.

Renditja për vitin 2025 nga Kuakuareli Sajmonds (o. Quacquarelli Symonds) merr në vlerësim 1.500 institucione. Faktorët për renditjen përfshijnë reputacionin në punësim, reputacionin akademik dhe raportin mes studentëve vendës e të huaj.

MIT renditet më i miri në fushat e Inxhinierisë Kimike, Inxhinierisë Civile dhe Strukturore, Shkencat

"Nëse dikush do të tregonte historinë e dy dekadave të fundit për arsimin e lartë në botë, Amerika do të mbetej kryesorja pasi aty janë disa nga universitetet më të mira në botë, edhe pse po intensifikohet ambicia e fuqive të mëdha aziatike. Ky vit na jep sinjalin më të fortë deri tani se nuk është e thënë që Amerika do e mbajë pozicionin e saj të privilegjuar," thotë Ben Souter, një nga drejtuesit e projektit.

Universitetet më të mira në botë për vitin 2025 sipas QS:

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetit (MIT) - 100 pikë

Kolegji Perandorak i Londrës - 98.5 pikë

Universiteti i Oksfordit - 96.9 pikë

Universiteti i Harvardit - 96.8 pikë

Universiteti i Kembrixhit - 96.7 pikë

Universiteti i Stanfordit - 96.1 pikë

Universiteti i Zyrihut, Zvicër - 93.9 pikë

Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) - 93.7 pikë

UCL - 91.6 pikë

Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë (Caltech) - 90.9 pikë

Në renditjen e fundit SHBA-ja kryeson me 197 institucione të arsimit të lartë mes më të mirëve në botë, ndjekur nga Britania e Madhe me 90 dhe Kina me 71 institucione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë