Drejtësia

Shtyhet seanca për Dritan Dajtin

Këtë të martë është mbajtur seanca për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë. Prokuroria ka kërkuar rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dajtin.

Mësohet se është zëvendësuar gjyqtari i çështjes Medi Bici, i cili paraqiti dorëheqjen për shkak papajtueshmërie.

Gjykatës për çështjen u caktua me short Artur Kalaja. Ndryshimi i gjyqtarëve u bë shkak për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 qershor.

Kujtojmë se Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në gusht të vitit 2009.

Ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi ju pranua gjykimi i shkurtuar, por organi i akuzës kërkoi prishjen e vendimit ndaj Dajtit.

Dritan Dajti është autori i masakrës së Durrësit, ku më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për ta arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë