Drejtësia

U akuzua nga njerka për dhunë në familje për pronat, burg për djalin e Nehat Kullës

Gazeta Si– Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali” në trazirat e vitit 1997.

Robert Kulla u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësinë, pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashgimtar i familjes pronësinë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Nehat Kulla, i njohur me nofkën “Gjenerali”, ka qenë kreu i një bande kriminale në vitin 1997, që vepronte në periferi të Tiranës, kryesisht në Tufinë.

Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në qershor 2020 si pasojë e disa sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit nr. 4 në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë