Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, pasi akuzohen për falsifikim kompjuterik.
LEXO EDHE:
– Gjobëvënie nga portali me shkrime denigruese, në pranga punonjësja e AMP-së dhe gazetari. Shefi i sektorit, shantazh krerëve të policisë
– Portali për gjobëvënie, përjashtohen nga AMP-ja shefi i sektorit dhe zyrtarja
Në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, ende në kërkim, dyshohet se ata publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Mësohet se Hasanaga dhe Omeri kanë shfaqur pendesë për veprimet, duke kërkuar falje para gjykatës.
Hasanaga dhe Omeri u arrestuan më 30 maj, ku policia njoftoi zyrtarisht se gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




