Drejtësia

Dhuna ndaj Mëngjesit, dhoma e Avokatisë: Keqardhje për mungesën e qëndrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar sërish për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetore pas dhunës së ushtruar nga disa persona më 29 maj në zonën e ish-Bllokut.

Në reagim theksohet se dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit.

"…Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomes, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij,  nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve,  per atë ç'ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokuroin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbtojie të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre…”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë