Nga Gazeta ‘Si’- Përgjatë gjithë 24 orëshit territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të theksuara në zonat Lindore.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave konvektive në të gjithë vendin duke gjeneruar rrebeshe afat- shkurta shiu në të gjithë zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.
Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të mbetet 8°C në zonat malore ndërsa ulen maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 28°C përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.