Lojëra me Dore

Boston Celtics afrohen me finalen e madhe, mposhtin sërish Pacers me një Jaylen Brown fantastik

Boston Celtics fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Indiana Pacers me rezultatin 126-110, duke vënë në “shina” finalen e konferencës së lindjes. Edhe pse përballja nuk nisi në mënyrën më të mirë për 17-herë kampionët e NBA, Celtics morën avantazhin në periodën e dytë të takimit.

Në fraksion tjetër të duelit, Pacers ishin kërkues, por gjithsesi skuadra nga Indiana nuk përballoi dot presionin e ekipit vendas. Jaylen Brown ishte i papërmbajtshëm për Boston-in, i cili ishte autor i plot 40 pikëve për të tijtë. Nuk zhgënjeu as Jason Tatum, që realizoi 23 pikë dhe dhuroi edhe 6 asiste. Për miqtë, më i miri në parket ishte Kamerunasi Siakam me 28 pikë.

Me takimin që foli më shumë për Celtics, që miradministroi në perfeksion rezultatin, u mbyll edhe sfida e dytë e finaleve të konferencës së lindjes. Me një avantazh të madh, seria e dueleve kalon në Indiana, ku Pacers do të kërkojë të gjejë baraspeshën dhe të rihapë llogaritë e finales së madhe.

Ndeshja e tretë mes skuadrave do të luhet në mbrëmjen e së shtunës me orën amerikane dhe do të përcaktojë shumë në lidhje me ekipin që i afrohet më shumë finales së NBA. Kujtojmë që Boston Celtics ka plot 16 vite që nuk shpallet kampion i elitës së basketbollit amerikan. /Supersport


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë