Banorët e zonës te “Unaza e Re” mbushin sot një muaj që kur kanë nisur protestat e tyre, duke kundërshtuaar vendimin e qeverisë që parashikon prishjen e banesave ku jetojnë.
Edhe sot ata kanë bllokuar rrugën, duke mbajtur veshur tashmë jelekë portokalli, simboli i ri i kësaj proteste.
Ata u shprehën se shteti nuk ka për t’ia arritur qëllimit për t’iu shembur shtëpitë. Edhe në ditën e 31 ata patën mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Ndërkohë, në Shkozë dhe Laprakë nisën sot shembjet e para për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Protesta pati sot edhe te zona e Bregut të Lumit nga banorë që preken nga Bulevardi i Ri.
Ndërkohë, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të rrethojnë Kryeministrinë.
“Të mbrojmë këta familjarë dhe familjet e tyre.Duhet të mbrojmë shtëpitë.Duhet të dalin të gjithë qytetarët dhe të rrethojnë Kryeministrinë, ajo është zgjidhja e vetme. Edi Rama sillet sikur të jetë tërmet dhe jo qeveri”, tha ai.
Ndërkohë pas protestës në Shkozë, banorët e “Astirit” kanë bllokuar sërish aksin rrugor nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të sheshit “shqiponja”, teksa sot bëhet 1 muaj nga nisja e tubimeve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




