Lajme

Meta takon Schwarzeneggerin: Së shpejti e kemi në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka takuar një prej aktorëve më të famshëm të të gjitha kohërave, Arnold Schwarzenegger.

Lajmin e ka bërë publik vetë kreu i shtetit përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” . Krahas fotos me të, Meta shkruan se së shpejti Schëarzenegger mund të vijë në Shqipëri.

“Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook.

Meta po merr pjesë në Samitin e Klimës së OKB-së “COP24” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Katovicë të Polonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë