Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nga Kotori ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e konsideroi si një ‘mashtrim’ draft-statutin për Asociacionin që Kosova njoftoi se po përgatit sot.
Sipas tij Kosova nuk mund ta dërgojë draftin në Kushtetuese pa marrë së pari miratimin e Serbisë ashtu siç marrëveshja e Brukselit dikton.
“Ky është një truk tjetër që Albin Kurti dhe ndihmësit e tij, përfshirë Gerald Knaus dhe të gjithë lobistët e tjerë të tyre, po e bëjnë së bashku. Ata vetë thonë se tekstin e tyre do ta dorëzojnë deri në fund të majit. Dhe kush jeni ju që do të dërgoni tekstin tuaj? Në marrëveshjen e Brukselit është mjaft e qartë se këtë duhet ta bëjë menaxhmenti i Serbisë ose nëse jemi dakord, siç jemi dakorduar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim, që të jetë teksti i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.