Drejtësia

Zv.kryeministrja Belinda Balluku 3 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Koha që kjo dosje të zbardhet

Gazeta Si – Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku dëshmoi për rreth 3 orë pasditen e kësaj të mërkure në SPAK.

Pasi ka dhënë dëshminë e saj, Balluku ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se ishte një thirrje për dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës, për të cilën ka thënë se duhet të jepte disa sqarime.

Balluku është shprehur se kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve, ku qeveria ka punën e saj dhe po ashtu drejtësia, të cilën ka thënë se e mbështesin. Për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Balluku është shprehur se i ka ardhur koha të zbardhet.

“Ishte një thirrje për dosjen e inceneratorit të Tiranës, duhet të jepja disa sqarime. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Qeveria ka punën e saj dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që i ka ardhur koha të zbardhet”, – tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë