Drejtësia

Kushtetuesja rrëzon kërkesat e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit në burg për inceneratorët

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkonte shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Po ashtu kërkohej shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë