Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndryshoi masat e sigurisë të 32 personave të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.
Vendimi u mor pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit pas kërkesës së të pandehurve për shuarje të masës së sigurisë.
Të dyshuarit u gjykuan për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe kryerje të veprës nga grupi kriminal për dy vite dhe për shkak se ishin kontestuar trupat gjyqësore procesi u zvarrit për dy vjet.
Bëhet fjalë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK të koduar “Five” të ndërmarrë në 6 qytete në mars 2022.
Rreth dy vite më parë, SPAK goditi disa grupe kriminale të trafikut të drogës në të gjithë vendin, duke vënë në pranga dhjetëra persona.
Kështu, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32 personat.
“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurve Ardian Kastrati, Armand Koçiu, Denardo Dervishi, Erjon Kalemi, Ervin Llana, Fadil Demaj, Fejzo Mecaj, Fjodor Runaj, Hader Rudaj, Hetem Velaj, Landi Shehu alias Landi LEzi, Marjano Beta, Mico Bushi, Servan Kërbizi, Sokol Beqiraj, Valmir Polisi, Xhavit Filja, Abedin LLajaj, Aldo Tusha, Aleks Meçorapaj, Ardit Petraj, Hyrjet Runaj, Kastriot Lalaj, Klodian Delaj, Leonidha Koçiaj, Marjus Tartaraj, Mikel Ziflai, Neritan Lamaj dhe Sefer Dukaj nga ambjentet e paraburgimit ku ata ndodhen sot në datën 13.05.2024, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm. Urdhërohen të pandehurit: Ardian Kastrati, Armand Koçiu, Denardo Dervishi, Erjon Kalemi, Ervin Llana, Fadil Demaj, Fjodor Runaj, Hader Rudaj, Hetem Velaj, Landi Shehu alias Landi LEzi, Marjano Beta, Mico Bushi, Servan Kërbizi, Sokol Beqiraj, Valmir Polisi, Xhavit Filja, Abedin LLajaj, Aldo Tusha, Aleks Meçorapaj, Ardit Petraj, Hyrjet Runaj, Kastriot Lalaj, Klodian Delaj, Leonidha Koçiaj, Marjus Tartaraj, Mikel Ziflai, Neritan Lamaj dhe Sefer Dukaj që të mos largohen nga banesat respektive te tyre”, – thuhet në vendimin e GJKKO-së.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




