Nga Gazeta Si- OpenAI ka lancuar GPT-4o, një përsëritje e modelit GPT-4 që fuqizon ChatGPT. Modeli i përditësuar "është shumë më i shpejtë" dhe përmirëson "aftësitë në tekst, vizion dhe audio", tha Mira Murati, CEO i OpenAI në një njoftim të hënën.
Në një postim në blog nga kompania, OpenAI thotë se aftësitë e GPT-4o do të shpërndahen në të ardhmen, por aftësitë e tij në tekst dhe imazh do të fillojnë të shfaqen që tani në ChatGPT.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, postoi se modeli është "multifunksional", që do të thotë se modeli mund të gjenerojë përmbajtje ose të kuptojë komandat në zë, tekst ose imazhe.
Karakteristika të reja po vijnë në modalitetin e zërit të ChatGPT si pjesë e modelit të ri. Aplikacioni do të jetë në gjendje të veprojë si një asistent zanor, duke u përgjigjur në kohë reale dhe duke vëzhguar edhe nëse persona të tjerë po flasin. Modaliteti aktual i zërit është më i kufizuar, duke iu përgjigjur një kërkese në të njëjtën kohë dhe duke punuar vetëm me atë që mund të dëgjojë.
Përpara lancimit të GPT-4o, raportet kontradiktore parashikonin se OpenAI po shpallte një motor kërkimi AI për të rivalizuar Google dhe Perplexity, një asistent zanor i krijuar në GPT-4, ose një model krejtësisht të ri dhe të përmirësuar, GPT-5.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.