Gazeta Si – Ish-drejtori i ARRSH-së këtë të martë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e thirrjes së tij në SPAK, ndërsa Xhika ka qenë ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.
Xhika ishte arrestuar në shkurt të vitit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorim detyre, por në korrik të këtij viti doli nga burgu ps vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që vendosi “arrest shtëpie”.
Ai së bashku me Andi Tomën dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan në datën 2 shkurt të këtij viti, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011. Por, në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues theksohet se ka një dëm prej 54 milionë dollarësh.
Pas auditit, Gjiknuri paditi Dashamir Xhikën dhe vartësit e tij duke pretenduar se kostot e rrugës janë rritur për të favoriziar kompaninë Aktor që po ndërtonte rrugën. Por në përfundim të gjykimit Xhika fitoi pafajësinë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




