Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i dërgoi një mesazh të ashpër Maqedonisë së Veriut për perspektivën e saj të anëtarësimit pak pas aktit të presidentes së re Gordana Silianovska- Davkova për ta quajtur vendin e saj “Maqedoni” në ceremoninë e betimit.
“Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, është me rëndësi të madhe që vendi të vazhdojë kursin e tij reformues dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, tha ajo në një postim në platformën X.
Silianovska-Davkova gjatë betimit e quajti vendin “Maqedonia”, duke bërë që kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, t’i thotë Silianovskës që ta përsërisë atë, pra ta thotë “Maqedonia e Veriut”, siç është në betim, gjë që nuk ndodhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.