Arsim

Ndryshimi i ligjit, studentët e mjekësisë sërish kundër: Kemi përgatitur draft për në gjykatat ndërkombëtare

Nga Gazeta Si- Studentët e mjekësisë janë kundër ndryshimeve në ligjin për studentët e mjekësisë.

Në ndryshimet e reja, të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, studentët e vitit të parë janë të detyruar të qëndrojnë në Shqipëri për 3 vite, jo 5 vite.

Studentët e vitit të dytë e deri në vitin e katërt do qëndrojnë në Shqipëri për 2 vite, nga 3 që ishin në ligjin fillestar. Ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë do qëndrojnë në vend për 1 vit, në ndryshim nga 2 vite që ishte më parë.

Por studentët thonë se protestat i kanë bërë kundër ligjit në tërësi dhe vazhdojnë të jenë kundër ligjit, pavarësisht se janë ulur vitet e qëndrimit në vend.

“Protesta nuk ishte për reduktimin e viteve të punës së detyruar. Protesta ishte për ligjin”, shprehen studentët, duke shtuar se janë në bisedime me avokatë dhe po përgatisin një draft për të çuar në gjykatat ndërkombëtare nëse do të jetë e nevojshme.

Studentët thonë se nuk janë ftuar për të diskutuar me ndryshimet pasi Kushtetuesja e riktheu ligjin dhe nëse nuk ka një reagim nga qeveria, do ketë përgjigje si një vit më parë, ku nuk përjashtohen as protestat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë