Drejtësia

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizura, burg vetëm për një nga të akuzuarit

Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë këtë të premte për dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 31-vjeçari me aftësi të kufizuara në fshatin Mengël të Elbasanit.

Gjykata vendosi lënien në “arrest shtëpie” për Rexhep Ballën dhe “arrest në burg” për Bledo Jollën, deri në përfundim të hetimeve.

Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficerëve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31-vjeçarin.

Nsërsa avokati i Rexhep Ballës u shpreh se klienti i tij nuk ka qenë fare prezent në vendin e ngjarjes dhe kjo vërtetohet nga kamerat e subjektit ku ai punonte.

“Nga ana e organit të akuzës ishin bërë disa veprime që ne i kërkuam. Verifikimet e kamereve në vendin e punës ku punonte Rexhep Balla, që është i mbrojtur prej meje, dhe nuk kishte lidhje fare, ishte 20 e ca km larg vendit të ngjarjes. Do kryhen hetime të tjera dhe prokurori kërkoi arrest shtëpie. Ne kërkuam normalisht një masë më të butë që të jemi në dispozicion të tij. Në këtë kushte Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit, caktoi arrest shtëpie”, tha avokati i tij, Elis Kovaçi.

Ata u arrestuan pas denoncimit në nënës së 31-vjeçarit, i cili është më aftësi të kufizuara. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 4 prill, por nëna e të riut e ka kallëzuar rastin më 15 prill.

Të arrestuarit janë të moshës 44 dhe 59 vjeç, të dy banues në fshatin Mengël. Ndërkohë mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë