Kuratorët në Bienalen e Venecias po protestojnë kundër konfliktit të Gazës, duke thënë se “arti mund të presë por gratë, fëmijët dhe njerëzit që jetojnë në ferr nuk munden”.
Artistët dhe kuratorët e pavijonit kombëtar izraelit në Bienalen e Venecias kanë njoftuar vendimin e tyre për të mos hapur pavijonin derisa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në konfliktin në Gaza.
Vendimi u njoftua me një tabelë në pjesën e përparme të pavijonit të Izraelit, ndërkohë që 3 ushtarakë italianë e ruajnë.
Prania e Izraelit në Bienale, e cila këtë vit ka 88 pjesëmarrës ishte kritikuar gjerësisht.
Një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 23,000 artistë dhe krijues të tjerë bëri thirrje për mbylljen e pavijonit të Izraelit, duke përmendur ndalimin e Afrikës së Jugut të merrte pjesë në Bienale midis 1968 dhe 1993.
Ata cituan gjithashtu faktin se në edicionin e fundit të Bienales, artistët rusë dhe ekipi u tërhoqën pas pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Kuratorët Mira Lapidot dhe Tamar Margalit shtuan se kanë kaluar gjashtë muaj nga sulmi brutal ndaj Izraelit më 7 tetor dhe fillimi i luftës së tmerrshme që po shpërthen në Gaza.
“Nuk ka fund në horizont, vetëm premtim për më shumë dhimbje, humbje dhe shkatërrim. Ekspozita është ngritur dhe pavijoni pret të hapet. Arti mund të presë, por gratë, fëmijët dhe njerëzit që jetojnë në ferr nuk munden.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.