Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mblodhi kryesinë ku përpos itinerarit politik që pati të hënën ajo që kish më shumë rëndësi ishte një deklaratë e tij që i paraprin Konventës Kombëtare që do të mbledhë në fund të muajit prill.
Meta është shprehur se do t’i japë fund nepotizmit. Po në cilin nivel konkretisht dhe kujt? Kujtojmë se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka qenë kryetare e partisë në kohën kur Ilir Meta ishte President.
Fundi i nepotizmit a është një paralajmërim i tij për të larguar Monikën dhe njerëzit që ajo ka mbështetur? Kjo mbetet për tu parë në fund të muajit prill.
“Do ju propozojë që në krye të grupit për rishikimin e programit dhe Statutit i cili më 27 prill do ndërtojë partinë mbi baza të reja, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturave, dhënien fund mosmbajtjes së përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim... Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatin e autobusit. Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrjes, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.