Politike

PS refuzoi ta çojë në Kushtetuese, Bardhi letër ambasadorëve:  Mandati i Olta Xhaçkës, në konflikt interesi  

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë lidhur me rrëzimin e kërkesës nga PS-ja për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një shkrese zyrtare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka informuar ambasadorët se vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me ligjin

“Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bardhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë