Kuvendi hodhi poshtë të enjten kërkesën e opozitës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Ish-ministrja ishte e ftuar në emisionin Top Story ku foli për mandatin dhe për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.
Në një moment të intervistës, ish-ministrja Xhaçka, (që dikur e shihnim ulur këmbëkryq me elektoratin dibran për të fituar mandatin e deputetes), përcolli një shprehje diskriminuese.
Duke folur për investimin e bashkëshortit të saj në Dhërmi për të cilin si çështje pronësie ka një hetim të hapur edhe në SPAK, Xhaçka u përgjigj: “Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.