Dy persona janë arrestuar këtë të hënë nga Policia e Vlorës, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia bën me dije se në pranga u vu drejtuesi i makinës, me iniciale T. T, 51 vjeç nga Tirana si dhe shtetasi Y. Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i 51-vjeçarit u bë në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet. Ndërsa, 58-vjeçari me inicialet Y. Ç është arrestuar në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Të plagosurit janë shtetasit S. T dhe G. T, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.