Politike

PD e Rithemelimit publikon raportin: Mandati i Xhaçkës të shkojë në Kushtetuese. PS, pa vendim (Të enjten votohet në Kuvend)

Nga Gazeta Si - Partia Demokratike e Rithemelimit ka mbyllur raportin e saj për  mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

Të enjten është përfshirë në axhendë edhe pika nëse çështja për mandatin e Olta Xhaçkës do të shkojë apo jo në Kushtetuese.

Në axhendën e të enjtes thuhet se Kuvendi do të miratoje ose jo raportin përfundimtar të Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet.

Por ndërsa PD-ja ka përgatitur raportin e saj publikuar në faqen zyrtare te Kuvendit, PS-ja nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Socialistët nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre, ndërsa çështja  pritet të kalojë për votim në seancën plenare të së enjtes.

Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë