Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Gonzato shprehet se SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt, duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin të Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve europiane të zgjerimit të BE-së.
Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.