Deputetët e PS-së munguan për herë të tretë në mbledhjen e lajmëruar nga Albana Vokshi të komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up.
Albana Vokshi tha se PD-ja do t’i drejtohet me një kërkesë Lindita Nikollës që të zëvendësojë anëtarët e PS-së. Paralelisht me këtë lëvizje, ekspertët e PD-së dorëzuan planin hetimor për konçensionet në shëndetësi.
Plani hetimor parashikon të thërrasë në komision si dëshmitarë Kryeministrin Edi Rama, ish Ministrin Ilir Beqaj, Ministren Ogerta Manastirliu, Ish Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, Ish Ministren e Financave, Anila Denaj, Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiun.
Afati i komisionit hetimor është parashikuar të mbyllet në datën 20 korrik ku palët në komision do të dorëzojnë edhe raportin përfundimtar për ta kaluar më pas për votim në Kuvend
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.