Drejtësia

Vrasja e dyfishtë në 2020 në Elbasan, burg përjetë për Xhuliano Hoxhën dhe 16 vite për Euglen Halilin

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar përjetë Xhuliano Hoxhën dhe me 16 vite Euglen Halilin për dy vrasje në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Për Hoxhën mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë që vendosi dënimin përjetë të tij, ndërsa Apeli i zbriti vetëm një vit të penduarit të drejtësisë që zbërtheu vrasjet, Euglen Halili, duke e dënuar përfundimisht me 16 vite burg.

Vendimi në Apelin e Posaçëm erdhi pas ankimit të SPAK, të dënimeve që dha Shkalla e Parë. Organi i akuzës kishte kërkuar 30 vite burg për Hoxhën dhe 12 vite për Halilin lidhur me kryerjen e dy vrasjeve, ngjarje këto që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej.

Vrasja e Emiljano Ramazani ndodhi më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe ajo Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të të njëjtit qytet. 

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas ekzekutimit, u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë