Gazeta Si – Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lek Vuksanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 maj të vitit 2023.
Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola”.
Pavarësisht se avokati i tij mbrojtës në senacën për masën e sigurisë ka kërkuar vlersim psikologjik, gjykata ka refuzuar, duke vendosur ta dënojë me 22 vite burg.
Gjatë një hetimi afro 1-vjeç,ar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, i cili ishte emigrant në Angli, ia ka lënë banesën e tij 34-vjeçarit kundrejt një pagese muajore.
Pak javë para se të ndodhte krimi, mes Petritit dhe Lekës ka pasur një debat përshkak se ky i funidt nuk kishte paguar detyrimet dhe po ashtu faturat e dritave dhe të ujit.
Në të tilla kushte thotë akuza, Petriti është kthyer nga Anglia, ku i ka kërkuar Lekës për të liruar banesën.
Pas një debati të gjatë, Leka është larguar nga shtëpia dhe është kthyer sërish disa orë më vonë duke u përballur sërish më Petritin.
Gjatë konfliktit, Lek Vuksani ka marrë një armë zjarri kallashnikov, duke hapur zajrr mbi të afërmin e tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Pasi ka kryer krimin, autori është larguar së bashku me armën zjarrit, duke u futur brenda një banese për t’iu fshehur policisë. Pas verifikimeve policia zbuloi vendodhjen e autorit të dyshuar, duke e arrestuar.
Policia sqaroi se ai arriti të strehohej në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”, duke kërcënuar me armë të zonjën e shtëpisë, por pa e lënduar.
Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Pavaresisht mbiemrit të njëjtë, mes viktimës dhe autorit nuk ka lidhje familjare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.