Ish-deputeti i PD-së që ka punuar për një kohë të konsiderueshme edhe Drejtor i Kodifikimit në kohën e qeverisë “Berisha”, Viktor Gumi, do të jetë një nga dy ekspertët që ka caktuar PS-ja për të negociuar me PD-në e Rithemelimit dhe PL-në për reformën zgjedhore.
Në vitin 2014, Viktor Gumi, pati përplasje në distancë me Sali Berishën që u evidentua nga një intervistë mediatike që ish-deputeti i PD-së dha.
Atë kohë, (2014) Gumi shprehej se Berisha i ndëshkoi të gjithë deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve, (duke mos i kandiduar si deputet, ndër ta edhe Gumi) pasi ata rrëzuan një nen në ligjin për përgjimet në vitin 2012.
Sipas Gumit, nëse ai nen miratohej, masa e abuzimit me përgjimet shumëfishohej me 29 herë
Grupi i dialogut, gjatë takimit të së premtes, pra praninë e mediave ka rënë dakord për të caktuar ekspertët ligjor të cilët do të punojnë për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Në total do të jenë 4 ekspert; Silva Caka- PL, Viktor Gumi- PS, Eridjan Saliani- PS, Ivi Kaso- Rithemelimi
“Të njoftohen ekspertët për hartimin e draft programit të punës brenda datës 10.04.2024.
Të kërkohet nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, asistencë me ekspertë nga OSBE/ODHIR për punën e grupit të dialogut mbi adresimin e çështjeve që lidhen me legjislacionin për zgjedhjet
Mbledhja tjetër të zhvillohet ditën e enjte, ora 12.00 dhe të ftohen dhe ekspertët e caktuar të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Sekretaria e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të ndjekë zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në dokumentin e firmosur nga dy kampet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.