Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina, përmes një deklarate zyrtare, tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka futur në seancën e të enjtes (ku u votua edhe amnistia penale) deputetin demokrat Flamur Noka i cili, sipas saj, me vendim sekretariati ishte i përjashtuar.
“Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë të përjashtuar më parë. E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, ku fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambjentet e Kuvendit. E bëri edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend. Ndaj, Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm. A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre? Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren” , tha Karabina
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.