Politike

Komisioni hetimor për Shëndetësinë nis pa PS, Vokshi: Kanë frikë, por ne duhet të nisim punën   

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nisi të premten  pa prezencën e anëtarëve të PS-së.  Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, tha se komisioni duhet të nisë punën sa më parë.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

“Ju jeni dëshmitarë të disa manovra për të zvarritur marrjen e informacionit. E drejta e informacionit na garantohet nga Kushtetuta dhe nuk mundet që t’i mbivendoset asnjë ligj.

Sot në një përpjekje të dëshpëruar na kishin lënë një letër në tavoline, e firmosur nga 5 përfaqësues të mazhorancës, të cilët nuk përfaqësojnë as të gjithë mazhorancën vetë. Letër që praktikisht thoshte, ekspertët janë mbi deputetët dhe ligjin nuk e njohin siç është. Ligji thotë se kryetarja e Komisionit duhet të ketë një plan veprimi për të hetuar, gjë që e ka bërë kryetarja në mbledhjen e kaluar”, tha deputetja tjetër anëtare e komisionit, Ina Zhupa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë