Drejtësia

Apeli i Posaçëm lë në burg ish-shefin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri

Gazeta Si - Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri. Ai  u vu në pranga në kuadër të operacionit  “Metamorfoza”.

Më herët, ish shefit të operacionales, Oltion Bistri i janë sekuestruar nga SPAK, pasuri me vlerën rreth 1 milionë euro.

Bistri, sipas dosjes hetimore ishte drejtuesi i strukturës më të rëndësishme të përgjimeve në Policinë e Shtetit, ndërkohë që bashkëpunonte me grupet kriminale.

Në pranga, përveç tij, ranë edhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka, të akuzuar për një sërë veprash penale.

Ai akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre. Arrestimi erdhi me urdhër të SPAK pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se Bistri u çonte informacione personave të caktuar në lidhje me operacionet që zhvillonte Policia e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë