Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të miturit që dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë drejt 18-vjeçarit Aureljo Dervishit ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Shkozës.
Avokatët kanë kërkuar burg me afat 30 ditor me qëllim për të përcaktuar se kush ka qëlluar me thikë, gjë për të cilën gjykata refuzoi. Sipas mbrojtësve sherri ka qenë banal dhe gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.
Për ngjarjen, policia vuri në pranga 4 persona mes tyre 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16-vjeça dhe një 15-vjeç, u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të Shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij, pasi në makinë ata kishin një 16-vjeçare, e cila dikur ka qenë e dashura e një prej shokëve të tyre.
Sherri me grushte u pasua me atë me thika, nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.
Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




