Rend dhe Ligj

Vrau taksistin dhe plagosi disa persona të tjerë, 50-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Koreja e Jugut

Gazeta Si- Një 50-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar disa ditë më parë në Korenë e Jugut pritet të ekstradohet të premten (5 prill 2024) në vendin tonë.

Ervin Shahini rezulton i dënuar me burgim përjetë për 1 vrasje dhe 4 plagosje. Ai mësohet se ka vrarë në Shqipëri një taksist për ta grabitur, ndërsa në vitin 1995 plagosi disa të tjerë. Ai është arratisur nga vendi në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut, ndërsa jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit.

“Nesër mbërrin në Rinas personi i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike”, – u shpreh këtë të enjte në Kuvend ministri i Brendshëm Taulant Balla, teksa burime për mediat bëjnë me dije bëhet fjalë 50-vjeçarin Ervin Shahini i cili u arrestua në janar në Koren e Jugut dhe do të ekstradohet nesër në Shqipëri.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, të cilin e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vitin 1995 Ervin Shahini akuzohet se vrau një taksist dhe plagosi katër të tjerë me qëllim grabitjen. Ai ishte arratisur në vitin 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër në Korenë e Jugut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë