Lajme

Arrestohet mashtruesi i pikave të karburantit

Një 24-vjeçar nga qyteti i Durrësit është prangosur shërbimet policore të Lushnjes pasi dyshohet se ka mashtruar dy pika karburanti brenda njëra pas tjetrës.

I riu ishte në një karburant në fshatin Gramsh të Lushnjes, ku pasi ka furnizuar makinën e vet i ka dhënë punonjësit të pikës së karburantit 200 dinarë serb me pretendimin se ishin 200 paundë anglezë.

Fill pas kësaj është larguar dhe nuk është mjaftuar me kaq. Ai ndalon në një tjetër pikë po në këtë fshat, ku pasi i ka hedhur makinës karburant me vlerë 120 mijë lekë të vjetra është larguar menjëherë dhe pa paguar.

Punonjësit e karburantit kanë sinjalizuar policinë, që pasi e ka identifikuar e ka vënë atë në pranga me akuzën e mashtrimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë