Lajme

Shpejtësi e alkool, 4 në pranga dhe dhjetra leje drejtimi të pezulluara

Katër persona kanë përfunduar në pranga dhe dhjetra leje drejtimi automjetesh janë pezulluar në dy ditët e fundit nga ana e Policisë Rrugore në Tiranë.

Policia njofton se katër personat janë arrestuar pasi gjatë testit të alkoolit kanë rezultuar pozitiv. Policia apelon që të shmanget drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit dhe thotë se do të ndëshkojë me masën më të ashpër ligjore kush kapet me këtë kundravajtje.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e lejeve të drejtimit të pezulluara kanë ndodhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Policia thotë se përgjatë fundjavës ka mbikëqyrur me radar respektimin e limiteve të shpejtësisë në këtë rrugë ka kapur shkelës të shumtë, që në disa raste udhëtonin deri me 180 kilometra në orë, ose dyfishi i limit të shpejtësisë të lejuar në këtë aks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë