Bota

Dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi, humb Erdogan

Më shumë se 61 milionë votues kishin të drejtë këtë të diel të paraqiteshin në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e Bashkive.

Ata do të zgjidhnin kryetarët e bashkive të 81 provincave, 973 rretheve dhe 390 qyteteve.

Nga rezultatet paraprake të publikuara pak minuta më parë shihet se partia më e madhe e opozitës CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha, Stamboll, Ankara, Izmir, etj.

Ndërsa partia e AK e Presidentit Erdogan ka marrë vetem disa qytete me te vegjël.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë