Eurovision Song që do të zhvillohet në Malmo, Suedi, tashmë ka hyrë në një fazë emocionuese, pasi ka filluar numërimi mbrapsht. Të martën më 7 maj do të jetë gjysmëfinalja e parë, të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë dhe të shtunën më 11 maj do të jetë finalja e madhe 2024.
Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024, Besa Kokëdhima do të performojë më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë. Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.
Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si në bashkëpunim me producentë botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin shqiptar Kledi Bahiti.
Videoklipi është realizuar në Stamboll.
Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion.
Festivali Evropian i Këngës 2024 do të jetë në edicionin e 68-të të tij. Ai është planifikuar të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së përfaqësuesit të saj në Eurosong 2023 me këngën “Tattoo” nga Loreen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.