Gazeta Si – Drejtori i Agjencisë ruse të Sigurisë FSB, Alexander Bortnikov, akuzon shërbimet speciale ukrainase se kanë lehtësuar sulmin terrorist të së premtes në sallën e koncerteve “Crocus City” Hall në periferinë perëndimore të Moskës.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”. Bortnikov saktësoi se sulmi terrorist ishte përgatitur nga islamistët radikalë, por me ndihmën e Ukrainës edhe në arratisjen e katër terroristëve.
Po ashtu, ka dhe akuza ndaj Perëndimit, ku sipas inteligjencës ruse “rezultatet paraprake të hetimit tregojnë për përfshirje të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.
Drejtori i Shërbimeve të Sigurisë së Brendshme Ruse (FSB), Alexander Bortnikov, tha se sulmuesit e “Crocus City Hall”, ishin “trajnuar nga Kievi në Lindjen e Mesme”.
Rusia, shton Bortnikov, do t’i përgjigjet sulmit terrorist me masa hakmarrëse.
Dhe ai mund të vendosë një emër në krye të listës së personve përgjegjës për masakrën me 137 viktima: kreun e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.
Kirylo Budanov, është bërë kështu një objektiv legjitim për forcat ushtarake ruse, si dhe për këdo që kryen krime kundër Rusisë.
Ukraina, sipas rusëve, po përgatitej të priste “si heronj” terroristët që kryen sulmin në Moskë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.