Nga Gazeta ‘Si’-Kryeqytetit rus, Moska është tronditur këtë të premte nga një sulm i armatosur në një sallë koncertesh ku raportohet për 40 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave autoritetet në Moske e konsiderojnë si një sulm terrorist.
BREAKING: Several armed men have forcibly entered the Crocus City Hall concert venue in Moscow, initiating gunfire targeting everyone inside. Video footage depicts the assailants firing at both civilians and security personnel, with people in panic leaving the building. pic.twitter.com/T324ihV9xK
— I Meme Therefore I Am 🇺🇸 (@ImMeme0) March 22, 2024
Në pamjet që janë publikuar nga mediat dhe rrjetet sociale shihen disa persona të futen në sallën e koncerteve të armatosur. Më pas ata fillojnë të qëllojnë me armë zjarri. Në video dëgjohen edhe ulërimat e të pranishmëve në sallën e koncerteve.
Shërbimi rus i sigurisë, FSB, thotë se po merr “të gjitha masat e nevojshme” në lidhje me të shtënat në sallën e koncerteve pranë Moskës, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.
BREAKING: Several armed men have forcibly entered the Crocus City Hall concert venue in Moscow, initiating gunfire targeting everyone inside. #Moscow
— Aashish Kulkarni (@aashish1212) March 22, 2024
Scary visuals have emerged.pic.twitter.com/IINCky7xWq
Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova thotë se incidenti është një “sulm terrorist”. Ndërkohë për sulmin ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila thotë se për momenti nuk ka asnjë tregues që prapa këtij sulmi fshihet Ukraina.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i përshkroi imazhet si “të tmerrshme”.
“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,” tha ai në një konferencë shtypi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha “për sigurinë e tyre”, tha ai.
It looks similar to the 26/11 Mumbai terror attack. Terrorists are blindly firing at civilians… Horrific visuals 🤐#Moscow #Russia pic.twitter.com/NtTG87uRti
— Mr Sinha (Modi's family) (@MrSinha_) March 22, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.