Politike

Mitsotakis shpreson tek Apeli për Belerin: Ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ende shpreson në "reflektimin e autoriteteve shqiptare" për ta lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të betohet. Në një intervistë për televizionin SKAI, Mitsotakis tha se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Ne kemi folur në vijimësi për çështjen Beleri. Ne kemi shprehur rezervat tona të forta, jo vetëm për faktin se Fredi Belerit nuk i është dhënë mundësia që të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim. Ende nuk ka vendim përfundimtar, ka vetëm një vendim të gjykatës së shkallës së parë. Ne do të vazhdojmë të ngulmojmë për një proces të drejtë gjyqësor. Më vjen keq ta them, është e ditur se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar jo për mirë në marrëdhëniet greko-shqiptare”, Mitsotakis. Negativisht?, e pyeti gazetari grek

“Po, negativisht. Nuk është diçka që ne e donim. Dhe unë ende shpresoj, që kjo çështje mund të zgjidhet”, u përgjigj kryeministri i Greqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë