Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se do të depozitojnë një kallëzim në SPAK për dosjen e Eko-Park Durrës në zonën e Porto Romanos.
"Shkelje ligjore për mega aferën korruptive, Eko-Park Durrës. Në skenë del përsëri kompania e Klodian Zotos. Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për Porto Romanon. Tender për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës. U bë procedurë me negocim, pa procedurë paraprake. Nuk u njoftua askush dhe nuk iu dha llogari askujt", u shpreh Bozdo.
Ndërkohë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh gjatë konferencë se kemi të bëjmë me zhvatje masive të fondeve publike.
"Rama ka kryer vepër penale nga më të rëndat, nga korrupsioni te shpërdorimi i detyrës", u shpreh Kaso.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.