Politike

Alibeaj-Ramës: Po. Je tre hapa para me spërdredhje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.

Duke huazuar fjalët e këtij të fundit, Alibeaj ndan të paktën një mendim me Ramën se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë