Rend dhe Ligj

Kafe dhe kanabis në Tepelenë. 2 të arrestuar, shisnin drogën në lokal (Video)

Nga Gazeta ‘SI’ – Dy persona në Tepelenë janë vënë në pranga për shitje kanabisi në ambjentet e lokalit të tyre.

Sipas policisë, 35-vjeçari A.Ç siguronte kanabisin me qëllim shitjen dhe 39-vjeçari H.R i cili ishte pronari i lokalit në fshatin Krahas 1 e shiste, po në të njëjtin lokal. Të dy bashkëpunëtorët u arrestuan.

Gjatë kontrolleve në banesën e 35-vjeçarit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash kanabisi që posedoheshin me qëllim shitjen. Hetimet zbuluan se një 39-vjeçar tjetër ishte bashkëpunëtor me të dy autorët, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu janë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë