Politike

Negociatat e Bardhit me PS, reagon Alibeaj: PD jam unë, asnjë tjetër s’mund të negociojë

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nuk i ka pritur mirë informacionet që vijnë nga pjesa tjetër e PD-së që janë në negociata me PS-në për komisionet hetimore dhe largimin e emrit të tij si bashkëkryetar.

“PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimmarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanshëm duke peshkuar vota opozitare. Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës”, shkruan Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë