Politike

PS kalon ligjin për investimet, Bardhi: S’kishte kuorum. Spiropali vjen me propozim konkret: Partinë e bashkuat sillni propozimet për zgjedhjet

Kuvendi miratoi disa ndryshime në ligjin për investimet strategjike ndërsa grupi parlamentar ‘Bardhi’ akuzoi në sallën me pankarta dhe zhurmues nga ana e tyre se votimi ishte i pavlefshëm pasi prezent në sallë ishin 68 deputete, dhe jo 71 që duhej për të filluar votimi.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj nuk citoi ne asnjë moment numrin e deputeteve të pranishëm, por shkurt se është plotësuar kuorumi për fillimin e seancës. Të njëjtin veprim ajo ndërmori edhe gjatë kalimit të projektligjeve. Ajo nuk e përmendi numrin e votave as gjatë miratimit në parim të ligjit dhe as në fund pas kalimit nen për nen.

E vetmja ndërhyrje e saj ishte vetem para fillimit të kalimit per miratim te 5 projektligjeve kur njoftoi prezencën në sallë me 68 deputete.

Felaj gjithashtu në asnjë moment nuk e ngriti kartonin jeshil për të votuar per secilin nga nenet e projektligjeve, madje 'i ra shkurt' edhe kur duhet te lexonte se kush ishte pro, kunder apo abstenim, duke permendur gjate votimit te neneve vetem pyetjen se: kush ishte pro apo kunder.  

Numri i votave për projektligjet e kaluara nuk është përfshirë më vonë as në faqen zyrtare të Kuvendit në njoftimin për seancën e të enjtes.

“Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj, është e rëndësishme për opozitën që parlamenti ti kthehet normalitetit. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm”, tha Bardhi.

Në anën tjetër, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës që të mos vijojë me skenarin e bllokimit.

“...Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve të biem dakord për objektet, ejani në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime përmbajtësore, por mos e merrni peng këtë ditë që nuk është e jona por e mësuesve. Gjithë fëmijëve të Shqipërisë po i jepni sot shembull të shëmtuar. Jemi shumë afër që të gjejmë një zgjidhje. Partinë  e bashkuat, udhëheqësit janë bashkë, jeni të fortë e të gatshëm, vazhdoni para dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë”, tha Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë