Gazeta Si – Ministri i Financave Ervin Mete është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, ku ishte thirrur të dëshmonte si person që ka dijeni për çështjen e inceneratorëve në kohën kur ka qenë zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Mete, kur ka mbajtur këtë detyrë, është zbuluar se i ka dërguar disa e-maile kompanisë koncesionare të inceneratorëve.
Ministri Ervin Mete dëshmoi në SPAK për rreth 30 minuta, ndërsa pas daljes nga Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Marrja e tij në pyetje, ka të bëjë me kohën kur ai shërbente si zëvendës ministër në Ministrinë e Ekonomisë kur kjo e fundit drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Mete, prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Financave. Përpara kësaj detyre, ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i votuar më 28 maj 2020 nga Kuvendi i Shqipërisë.
Më herët, Mete ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prej shtatorit të vitit 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



